Publikohet momenti kur persona të maskuar djegin makinat e biznesmenit

1 minut lexim

Publikohet momenti kur dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin automjeteve të biznesmenit në Vlorë, Zamir Kormuzi.

Nga pamjet dallohen qartë dy persona të cilët mbajnë në dorë dy shishe me lëndë djegëse teksa i afrohen mjeteve të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:53 të mëngjesit të së premtes në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.Pasi spërkasin më lëndën djegëse makinat, personat e maskuar u vënë zjarrin dhe largohen me shpejtësi nëpër errësirë.

Biznesmeni dyshon se zjarrvënie ka ndodhur për shkak të konkurencës së biznesve të tij.

Së bashku me makinat e biznesmetit Kormuzi janë djegur dhe automjetet e shtetasve me inicialet  D. S  dhe Y. I.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liverpooli pret në shtëpi Leicesterin, ja formacionet e mundshme

Story i radhës

Thonë se fati i keq ju ndjek gjithë vitin, gjërat që nuk duhet të bëni natën e ndërrimit të viteve

Të fundit nga