Publikohet logo e partisë së re të Ilir Metës

min lexim

Një ditë më parë, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta rithemeloi LSI-në duke i ndryshuar emrin në Partia e Lirisë, ndërsa këtë të martë është publikuar edhe logoja e partisë së re.

Në konventën e një dite më parë, Meta bëri të qartë se si do të zhvillohet kjo luftë ndaj asaj që në jo pak raste e cilësoi si qeverisjen kleptokratike të Edi Ramës.

“Luftën duhet ta bësh deri në fund dhe ia vlen të vdesësh. Sot me shqiptarët e ndershëm dhe me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë, Rilindjen Mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të 17 majit”, tha Meta.

Delegatët e konventës vendosën që pas dorëheqjes së kryetares Monika Kryemadhi, partia të drejtohet përkohësisht nga Komiteti Organizator me në krye Ilir Metën dhe nënkryetar Agim Neshon. Ky Komitet do marrë drejtimin ekzekutiv deri në konventën e ardhshme që do mbahet brenda 2 muajve.

Pas përfundimit të punimeve, Ilir Meta tregoi edhe kuptimin që mbart lëvizja e tij politike të cilën e pagëzoi me emrin Partia e Lirisë.

Në konventën kombëtare ra në sy mungesa e fjalës nga ish-kryetarja Monika Kryemadhi e cila nuk dukej aspak e zhgënjyer pasi la drejtimin e partisë, ndërkohë që bëri edhe krahasimin mes dyshes Basha-Kryemadhi dhe Meta-Berisha. Kryemadhi theksoi se do të vazhdojë të japë kontributin e saj sidomos në promovimin e të rinjve në politikë.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

18 ditë Martini i zhdukur në ujrat e detit grek, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet

Story i radhës

Facebook akuzohet për vjedhjen e emrit Meta

Të fundit nga