Publikohet kopertina e abetares së përbashkët, në Kosovë nis shpërndarja në shkolla (FOTO LAJM)

min lexim

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka filluar të shpërndahet në Shkollat e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur media kosovare RTK, e cila ka publikuar për herë të parë kopertinën e abetares që do të shpërndahet këtë vit në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe në Kosovë.

Fotot e kopertinës së abetarës bëhet me dije se janë bërë publike nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Nga kjo shtëpi botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht, e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit.

Sipas kësaj shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit.

Sqarimi i kësaj shtëpie botuese e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë janë fituese për shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar në RTKlive se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.

Ndërkohë, Edona Kutleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet telefonit tha se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar.

Megjithatë, nga MASHT-i nuk kanë dhënë informacione se në cilat shkolla apo në cilat komuna është duke u shpërndarë Abetarja e re, raporton RTK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Gjermania dëboi 600 shtetas të Maqedonisë

Story i radhës

Trafik i rënduar dhe mjegull në Llogara, pushuesit dynden në jug

Të fundit nga