Publikohet klipi zyrtar i këngës “Duje”

March 10, 2023
1 minut lexim

Publikohet klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe familjes Kelmendi që do përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2023.

“Duje” mori zemrat e publiku për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre. Edhe në klipin zyrtar, fabula është ndërtuar pikërisht mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes vëllezërve e motrave, apo prindërve dhe bijve.

Albina dhe familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 maj. 

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Në këtë videoklip mund të njiheni me këngën e ripërpunuar në gjuhën shqipe e cila është bërë në njërën prej studiove më të mëdha, Babajim në Turqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PSG e gatshme t’i ofrojë mbi 50 milionë euro për Maguire

Story i radhës

RMV, ndjehet tërmet në rajonin e Manastirit

Të fundit nga

ShkoLartë