Publikohen sondazhet për zgjedhjet e të dielës në Itali, koalicioni i së djathtës ekstreme kryeson garën

min lexim

Nëse sondazhet janë të sakta, italianët do të zgjedhin të dielën qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. 

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.

Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje të klasës punëtore në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të ekstremit të djathtë.

Partia e saj i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore.

Simbolet janë një tregues që faktojnë lidhjen e partisë me të kaluarën. Flamuri i partisë përmban një flakë trengjyrëshe që simbolizonte fashizmit në fillim të shekullit të 20-të.

Vetë Meloni ka refuzuar të heqë flakën nga logoja e partisë.

Gjithashtu shumë anëtarë të partisë kanë treguar një afinitet për fashizmin dhe liderët fashistë të së shkuarës. Vetëm këtë javë, partia pezulloi një anëtar që kandidon për parlamentin italian pasi një gazetë lokale zbuloi se ai kishte postuar komente në mbështetje të Adolf Hitlerit në të kaluarën.

Image

Sondazh
Image

Sondazh
Story i mëparshëm

Robin Wright paraqet kërkesën për divorc nga Clement Giraudet

Story i radhës

“Kanë hapur kutinë e pandorës”, Karamuço: Ja pse sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar me Rusinë

Të fundit nga