​Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria e përgjithshme mbi 52%

July 17, 2023
1 minut lexim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot (e hënë) rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 përqind.

Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është:

Gjuhë shqipe 68.8 përqind, Gjuhë angleze 62 përqind, Histori 55.2 përqind, Gjeografi 49.2 përqind, Matematikë 44.9 përqind, Informatikë 53.4 përqind, Fizikë 42.9 përqind, Kimi 44.4 përqind, Biologji 51.8 përqind.

Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident tragjik në Tiranë, makina merr para motorin, humb jetën 22-vjeçari

Story i radhës

Opozita shqiptare kërkon tërheqjen e Maqedonisë nga nisma Ballkani i Hapur

Të fundit nga

ShkoLartë