Në faqen e ushtrisë ukrainase në Twitter janë publikuar pamje ku tanket dhe ushtarët rusë sulmohen nga ajri me dronë të tipit “Bayraktar TB2”, të cilët Ukraina i ka blerë nga Turqia.
Në pamjen e parë, droni sulmon një tank përreth të cilit shihen duke lëvizur disa ushtarë. Në pamjen e dytë shihet sulmi ndaj një tanku të ndalur në vargun e tankeve, ndërsa në pamjen e tretë sulmohet një tank tjetër në lëvizje, afër të cilit shihen duke ecur disa ushtarë.
Pamje nga sulmi me dron
Për ta parë videon, klikoni KËTU.