Në vetëm 24 orë, aktorja Egla Ceno ka arritur të marrë vëmendjen e gjithë publikut pasi ajo fillimisht u përjashtua nga gara me Zarf të Zi. Por, me pas produksioni publikoi një video që tregonte se Egla ishte e izoluar brenda një dhome.
Kjo ngjalli shumë dilema tek publiku se a është larguar Egla nga shtëpia apo jo! Një video që është publikuar në orët e vona shuan dilemat e të gjithëve.
Egla Ceno nuk është mbajtur në izolim, siç u tregua në klipin e sotëm nga faqja zyrtare e “BBV”. Ajo është filmuar dje rrugëve të Tiranës, në zonën e Komunës së Parisit.
Pra, izolim s’ka patur, ndaj s’ka rikthim të Eglës në shtëpi!