Publikohen pamjet e plota nga sherri i dhunshëm mes dy reperave, Noizy dhe miqtë e tij “masakrojnë” në dru shokun e Stresit

June 7, 2022
min lexim

Sherri me Klevios/ Policia procedon penalisht Noizyn

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht reperin e njohur, Noizy (Rigels Rajku), dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shfaqej duke goditur me grushte reperin Cllevio.

Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka kallëzuar Noizyn dhe babanë e tij, pas ngjarjes së ndodhur dje para lokalit të Noizyt në Durrës.

Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit.

“Ca ka*in do me tregu live”/ Stresi reagon ashpër pas sherrit të shokut të tij: Rruga i ka këto kur të ha b*tha…

Sherri i djeshëm midis Noizyt dhe Kleviol Ahmeti po bën xhiron e rrjetit.

Përpos personazheve të përfshirë, edhe Stresi ka reaguar. Emri i tij u lakua shumë pas kësaj ngjarje, pasi ai është shokë me Cllevion dhe gjithashtu kohëve të fundit ka rregulluar raportin e tij me “armikun e përbetuar” ndër vite, Noizyn.

Reperi Stresi reagimin e tij e ka bërë nëpërmjet një video-live. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin,  ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-shprehet Stresi.

Ai më tej i bëri një thirrje shokut të tij: “Mos dëgjo asnjë Kleviol, shiko punët e tua. Rri në vetmi siç ke ndenjur gjithmonë. Ti s’ke qenë ky që je edhe ndrysho për inat të ktyre. Rruga i ka këto kur të ha bytha. Ke shkuar me 6 makina dhe ke ngelur tek pullë. Krejt kanë ik të kanë lënë vetëm.”

U dhunua nga Noizy dhe shokët, reperi me lot në sy, tregon se ka pësuar mpiksje gjaku në kokë: Do bëhesh vrasës po nuk…

Kleviol Ahmeti, ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA), i njohur si Cllevio që u përfshi në një sherr me Noizy-n dhe u dhunua nga ky i fundit në mes të rrugës, duket se ka pësuar lëndime serioze.

Në një postim në Instasyory, në Instragram e tij, Cllevio ka treguar se ai ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.

Ndërsa në të tjera postime shihet teksa filmon veten si pasagjer në një makinë, ku duket me lot në sy.

Image

Sot u publikuan edhe pamjet e plota të momenteve të dhunës së ushtruar ndaj Kleviol Ahmetit.

Image

Pas pamjeve “makabër” duke goditur Cllevion, Noizy tregon anën tjetër të medaljes: Nuk ka qenë vetëm, shokët e prenë në besë…

Sot janë publikuar pamjet e plota të momenteve të dhunës së ushtruar ndaj Kleviol Ahmetit.

Rigels Rajku i njohur ndryshe edhe si Noizy, ka goditur me grushte e shkelma ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, mik i Stresit. Pas bërjes publike të këtyre pamjeve, Noizy ka treguar anën tjetër të medaljes. Në videon e bërë virale shihet Cllevio i vetëm, i shtrirë përtokë teksa goditet nga një grup djemsh mes tyre dhe Noizy.

Mirëpo këtë mëngjes reperi ka publikuar disa pamje kamerash ku pretendon se miku i Stresit nuk ka qenë vetëm, por shokët e tij e lanë në baltë.

“Ju siguroj që vetëm nuk ka qenë. Por katër makina me çuna. Që vetëm dy veta i dolën zot. Në bes e kanë prerë shokët e vetë që kishin ardhë me bo video gjithë me telefona në dorë,”-shkruan Noizy krahas videos.

Më tej ai shton se gjithë ngjarja nuk ka ndodhur në shtëpi, por në rrugë. Ku sipas reperit janë futur në lokalin e tij duke bërë si të fortë.

Publikohen pamjet e plota nga sherri i dhunshëm mes dy reperave

Sherri mes dy grupeve të reperave të njohur, Noizy-t dhe Stresit vijon në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Rigels Rajku i njohur ndryshe edhe si Noizy, ka goditur me grushte e shkelma ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, mik i Stresit.

Sot janë publikuar pamjet e plota të momenteve të dhunës së ushtruar ndaj Kleviol Ahmetit.

Dyshohet se sherri mes tyre këtë herë ka nisur kur Klevioli ka folur në rrjetet sociale kundër anëtarit të OTR.

I riu mësohet se ka shkuar tek lokali i Noizy-t në Durrës, ndërsa pak minuta para “vizitës” ishte ishte ‘live’ në Instagram. Kjo nuk është pritur mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila agravoi deri në atë pikë ku reperi u dhunua në mes të rrugës.

Në videon që po qarkullon tashmë e plotë në rrjetet sociale shihet Noizy duke e rrahur me grushte ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA), i cili është i njohur edhe si shoku i Stresit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiq thotë se Serbia do ta vazhdojë qasjen e njëjtë ndaj Rusisë

Story i radhës

Barcelona pranon një gabim në negociatat me Gavin

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë