publikohen pamjet e ceremonise se varrimit te stilistit festim isufi bashkeshortja e tij u shfaq me dore te fashuar 68205459a67fc

Publikohen pamjet e ceremonisë së varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij u shfaq me dorë të fashuar

May 11, 2025
1 minut lexim

Të shtunën, më 10 maj 2025, qyteti i Gjilanit i dha lamtumirën e fundit stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili humbi jetën në rrethana tragjike një ditë më parë në banesën e tij në “Rrugën B” të Prishtinës.

Pamjet nga ceremonia mortore u transmetuan në kronikën e emisionit “Prive”, ku shihej një numër i madh njerëzish të mbledhur për t’i dhënë nderimet e fundit dizajnerit të ndjerë. Familjarë, miq, kolegë dhe figura publike ishin të pranishëm për të përshëndetur për herë të fundit njeriun që la gjurmë të thella në botën e modës kosovare.

Në varrim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila u pa me dorën e fashuar – detaj që ngjalli vëmendje të madhe, pasi dyshohet se ajo ishte plagosur në një përplasje të mundshme mes çiftit, ngjarje që parapriu dyshimet për vetëvrasjen e stilistit.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj, një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Festimit, e cila nuk i fshehu emocionet dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe kolegu të çmuar.

Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për motivet e incidentit. Varrosja e Festim Isufit u bë pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sot zgjedhjet parlamentare reagon berisha njisha jeni gati 68204ab9ee26c
Story i mëparshëm

Sot zgjedhjet parlamentare, reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

barcelona dhe reali sot perballen mes vete el clasico qe vendos la ligen 682057d97ea36
Story i radhës

Barcelona dhe Reali sot përballen mes vete, “El Clasico” që vendos La Ligën

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë