Publikohen pamje që tregojnë fytyrat e njerëzve të Vuçiqit, thuhet se qytetarët i përzunë nga…

min lexim

Protesta e opozitës për shkak të tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 14 persona nga rënia e tendës në Stacionin Hekurudhor, është mbajtur edhe mbrëmë në Beograd. Një grup të rinjsh të maskuar janë pikasur mes turmës, por qytetarët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë përzënë banditët.

Tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një tjetër video ku shfaqen fytyrat e të rinjve që ikin nga qytetarët.

Pak më herët është publikuar një video e një grupi burrash që qëndrojnë mes qytetarëve të mbledhur me kapuç të zi në fytyrë.

Të mësuar nga përvojat në Novi Sad, kur persona të njëjtë provokuan dhunën dhe rrënuan Bashkinë, qytetarët nuk donin të rrezikonin që një protestë paqësore të shndërrohej në dhunë, e cila mund të përdoret nga përfaqësuesit e pushtetit për qëllime të propagandës mediatike.

Në videon e re shihet një grup qytetarësh duke përzënë të rinjtë e maskuar, e disa prej tyre kanë hequr, maskat dhe kapuçin, kështu që u duken qartë fytyrat.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Stoilkoviq: Në Ministrinë për MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE mungonin 40 mijë euro

Story i radhës

Empatia fizike: a mund ta ndiejmë dhimbjen e të tjerëve?

Të fundit nga