Publikohen lëvizjet e dyshimta të ekzekutorit portugez në Shëngjin

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Policia zbardhi ngjarjen dhe lëshoi 6 urdhër arreste, ndërsa tha se ka prova të sigurta se ekzekutori ishte një portugez.

Euronews Albania ka siguruar një video ku shihet Ruben Saraiva i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Nikulajt, që dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrje.

Mes personave në kërkim, përveç portugezit, janë një person me shtetësi shqiptare dhe britanike dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Malazezët të bindur, gjithçka mund të përfundojë nesër në Prishtinë

Story i radhës

Vjen një zarf në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Të fundit nga