Publikohen imazhet jo zyrtare të Galaxy Z Fold 4

Smartfoni i përfolur me ekran me palosje i këtij viti nga Samsung mund të jetë zbuluar në disa foto jo zyrtare të publikuar nga insajderët Onleaks.

Pamjet tregojnë një dizajn të ngjashëm të Galaxy Z Fold 4 me paraardhësin me një ekran kopertinë 6.2-inç dhe të brendshëm 7.6-inç. Por bie në sy ridizajnimi i hapësirës së kamerës së pasme inspiruar nga Galaxy S22 Ultra.

Ekrani i brendshëm raportohet të ketë një kamër selfie nën ekran, një tipar që zhgënjeu vitin e kaluar. Në pjesën e pasme vihen re tre kamera për të cilat ende mungojnë detajet.

Nuk vihet re asnjë shenjë që të lë të kuptosh si një hapësirë për lapsin S-Pen. Kujtojmë Z Fold 3 kishte mbështetjen për S-Pen por jo një hapësirë për ta vendosur në smartfon.

Gjithashtu mungojnë informacionet rreth debutimit të Z Fold 4 megjithatë Samsung historikisht ka prezantuar këto modele në Gusht ose Shtator. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ministri Latifi vizitoi spitalin ushtarak dhe disa qendra mjekësore në SHBA

Story i radhës

SHBA, rritje dramatike e ndihmës për Ukrainën

Të fundit nga