Publikohen foto jozyrtare të Galaxy Z Fold dhe Z Flip dy javë përpara debutimit

min lexim

Samsung premtoi që ti bëjë telefonët me ekrane me palosje një pajisje për masat dhe deri më sot më shumë njerëz kanë përqafuar formatin e ri.

Në fakt gjiganti i teknologjisë tha se më shumë konsumatorë po blejnë Galaxy Flip 3 në vend të modeleve flagship siç janë seritë Galaxy S.

Kompania pritet të zbulojë gjeneratën e re të Galaxy Z fold dhe Z Flip më 10 Gusht por ata që nuk duan të presin deri në momentin e fundit për të mësuar më shumë rreth telefonëve, insajderi i industrisë Evan Blass ka disa fotografi.

Ai postoi imazhet e Galaxy Z Flip dhe Z Flop në ngjyra të ndryshme dhe nga kënde të ndryshme. Mbështetur në këto imazhe, Z Flip 4 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të rozë, blue, zezë dhe artë ndërsa Z Fold 4 në ngjyrë të zezë, gri të mbyllët dhe bezhë.

Në pamje të parë duken shumë të ngjashëm me gjeneratën aktuale. Ende fotot nuk tregojnë nëse Fold 4 do të ketë të njëjtat karakteristika me modelin e kaluar siç është kamera selfie nën ekran apo një hapësirë për lapsin S Pen.

Duke qenë se Galaxy Z Fold 3 ofron mbështetje për lapsin S Pen, është spekuluar se gjenerata e ardhshme do të ketë një vend për të siç kishte Galaxy Note dikur. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiq me kërkesë eksplicite: Rama ta zëvendësoi Kurtin në dialog!

Story i radhës

Takim jashtë kamerave me princin arab të Kurorës? Deklarohet Rama

Të fundit nga