Publikohen formacionet zyrtare të Fiorentina – Milan

1 minut lexim

Fiorentina dhe Milani luajnë në darkë ndeshjen që mbyll javën e 7 në Serinë A dhe ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat. Vendasit duan që të dalin nga kriza dhe të kthehen te fitoret për t’iu bashkuar grupit të skuadrave pretendente për Europën, ndërsa Milani ka një shans të mirë për t’u kthyer mes skuadrave të para në renditje.

Bie në sy se trajneri Fonseka nuk ka hequr dorë as në këtë sfidë nga rreshtimi 4-2-4 te Milani me Pulisiç e Leao në mbështetje të Abraham e Morata, me një skemë shumë ofensive pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.

FORMACIONET ZYRTARE

FIORENTINA (4-3-3): De Gea; Dodo, Komuco, Ranieri, Gosens; Bove, Kataldi, Adli; Kolpani, Ken, Gudmundson.

Trajner: R. Paladino

MILAN (4-2-4): Menja; Emerson Rojal, Gabia, Tomori, Teo Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisiç, Abraham, Morata, Leao.

Trajner: P. Fonseka.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tesla planifikon të sjellë katër bateri të reja në vitin 2026, duke përfshirë atë për robotaksi

Story i radhës

Takimi i jashtëzakonshëm koordinues i drejtorit Selami, për të dërguar ndihmë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Të fundit nga