Dueli i sotëm mes Austrisë dhe Turqisë mbyll fazën e parë me eliminim direkt në Euro 2024 dhe vulos emrat e 8 çerekfinalisteve të turneut.
Dy skuadrat në fjalë kanë bërë paraqitje mjaft të mirë në fazën në grupe, sidomos Austria e cila fitoi grupin e vet në të cilën ishin pjesë edhe Franca dhe Holanda. Por edhe Turqia shihet si një skuadër e cila falë talenteve të reja që ka, mund të kërkojë të bëjë surprizën në këtë Europian, ku ndiqet një numër i madh tifozësh.
Arnautoviç udhëheq sulmin austriak në ndeshjen e sotme, ndërsa në radhët e ekipit turk, ka hapësira nga minuta e parë për dyshen e talenteve Gyler-Jilldiz.
FORMACIONET ZYRTARE
AUSTRIA: Pentz, Posh, Danso, Laienhart, Muene, Seivald, Sabitzer, Laimer, Baumgartner, Shmid, Arnautoviç.
Trajner: Ralf Rangnik
TURQIA: Gynok, Muldur, Bardakçi, Demiral, Kadioglu, Jukshek, Ajhan, Jillmaz, Kokçy, Jilldiz, Gyler.
Trajner: Vinçenco Montela.
Burimi: botasot.info