Specifikat e Galaxy Z Fold 4, flagshipit të ardhshëm me ekran me palosje të Samsung, janë publikuar dhe tregojnë për një përditësim të vogël krahasuar me modelin e vitit të kaluar.
Në mesin e risive janë kamera të përmirësuara dhe një procesor më i shpejtë, ndërsa specifika kyçe si madhësia e ekranit apo kapaciteti i baterisë kanë ngelur të paprekura.
Diferencat me Z Fold 3 pritet të jenë:
- Procesor i ri Snapdagon 8+ Gen1
- 16GB RAM
- Kamera kryesore nga 12 bëhet 50-megapiksel
- Zmadhimi përmes kamerës nga 2x në 3x
- Kamerat selfie nën ekran nga 4-megapiksel në 16-megapiksel
Çdo gjë tjetër rreth telefonit raportohet të jetë i pandryshuar. Këtu përfshihet ekrani i brendshën 7.6-inç dhe i jashtëm 6.2-inç që të dy me frekuencë 120Hz.
Ajo që më së tepërmi ka rëndësi, bateria do të ngelet 4,000 mAh. Edhe pse pritet efikasitet më i lartë falë procesorit të ri, jetëgjatësia e baterisë ka qenë pikë e dobët për Z Fold 3.
Edhe shpejtësitë e karikimit kanë ngelur pandryshuar në 25-vat ndërsa nuk përmendet askund karikimi wireless.
Z Fold 4 dhe Flip 4 pritet të debutojnë në Gusht. /PCWorld Albanian