1
Shkup, 17 dhjetor – PTHP Shkup do të lëshojë urdhër në polici për shpalljen e fletarrest nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrest ndërkombëtar për ish-zv. kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Prparim Bajrami që ndodhen jashtë shtetit.
“Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilat u caktua masa e paraburgimit për dy të dyshuarit në hetimin e përvetësimit në “Llotarinë shtetërore”, të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte do të lëshojë urdhërin për publikim në Ministrinë e Punëve të Brendshme i fletarrestit nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar”, njoftoi Prokuroria Publike Themelore-Shkup.
BURIMI: zhurnal.mk