Si evoluoi mendja jonë nga mendimi për të na mbajtur të sigurt dhe pse nuk ndihemi gjithmonë kështu!
Si evoluoi mendja jonë nga mendimi për të na mbajtur të sigurt – dhe pse nuk ndihemi gjithmonë kështu!
Format e mendimit janë bërë të sofistikuara. Mendja është krijuar për të menduar së pari që t’i ofrojë njeriut një jetesë të sigurt dhe funksionale. Shumë kohë më parë kjo mund të ishte gjetja e ushqimit apo e një burimi uji në natyrë. Me kohën, mendja ashtu si dhe njeriu evuloi, p.sh: sot me anë të llogaritjeve njeriu mund të bëjë që avionët të fluturojnë, mund të bëjë një projekt ndërtimi, mund të studiojë trurin dhe mënyrat e mendimit, mund të hartojë programe softueri për të zhvilluar faqet e preferuara të internetit.
Mendja është mjeti më i rëndësishëm si programues. Është origjina e çdo rreshti kodi që shkruan. Është mekanizmi me të cilin kupton botën.
Kërcënimet imagjinare dhe mbingarkesa me informacion e bëjnë një programues të prirur për të menduar shumë. Meqenëse të menduarit është krijuar për të zgjidhur problemet, mund të ndihet sikur GJITHÇKA është një problem!
Problemi më i madh në këto raste është mbimendimi.
Mendja, rrjedhimisht dhe jeta, bëhet e zënë dhe e rrëmujshme. Njeriu shpesh nuk është në gjendje të mendojë qartë.
Vërtetë njeriu është e vetmja krijesë që ka aftësinë të zhvillojë mendimin abstrakt, por për mua programimi është përshtatje e kësaj aftësie.
Mendo ti kërkosh një programuesi të bëjë meditim. Është si të më kërkosh mua të shkruaj java apo python.
Pa harruar që fatë aftësisë së teknologjisë bota ecën përpara. Risjellim në kujtesë kujdesin për shëndetin mendor. P.sh: teksa shkruaj artikullin, të rinjtë dalin nga një call center të lodhur, me bebet e syve të zmadhuar, duket që nuk janë në gjendje të komunikojnë për t’u çlodhur.