Psikologia shpjegon: Kjo është arsyeja se sse meshkujt e rinj preferojnë femrat më të mëdha në moshë

February 11, 2022
min lexim

Disa faktorë psikologjikë mund të jenë në bazë të kësaj tendence. Edhe pse për shumë persona konsiderohet si “normale” të lidhesh me një person pak a shumë të së njëjtës moshë, qoftë për pjekurinë apo për objektivat në jetë, përsëri nëpraktikë njohim çifte me diferenca moshore. Ata shprehen se realisht nuk ka rëndësi mosha, por marrëdhënia që i bashkon tëdy, duke ndihmuar kështu të luftohen stereotipat që ekzistojnënë shoqëri.

Në shumë meshkuj të marrë në intervistë lidhur me këtëtematikë, është cituar se ata preferojnë femra më të mëdha nëmoshë për shkak se ato janë më besnike, bëjnë biseda mëinteligjente dhe janë më të pavarura. Disa prej tyre kanë thënë se duke bërë për vete një femër më të madhe, ndiejnë më tepër vetëbesim. Disa madje kanë thënë se femrat më të moshuara, kanë më tepër eksperienca në jetë, si dhe janë më tëqëndrueshme emocionalisht.

Shumë veta mendojnë se femrat më të mëdha në moshë, tentojnëtë jenë më dominante në një marrëdhënie, por disa studime tregojnë të kundërtën. Një artikull i “Psychologic Today” nga kërkuesja Milaine Alarie, zbuloi se femrat e moshuara ndihen më pak joshëse për meshkujt. Ato ndihen më inferiore nëmarrëdhënie me një mashkull më të ri. Studimi përfshiu 55 femra në grupmoshat 30-60 vjeçe, të cilat po frekuentonin meshkuj më të vegjël nga vetja. U zbulua se këto femra kishin një rol më pasiv në marrëdhëniet e tyre.

Ndërkohë që psikologia Gloria Couan, sigurisht që i mbështeti gjithë idetë e mësipërme, por gjithashtu theksoi faktin qëmarrëdhënie të tilla, ku femrat ishin më të mëdha se meshkujt, kishin më pak gjasa të kishin sukses, krahasuar me marrëdhëniet me mosha të afërta. Ajo theksoi se një gjë e tillë ishte më e mundshme në marrëdhëniet mbi 7 vite diferencë, ndërkohë qëmundësitë e suksesit ishin të mëdha në çiftet me diferenca mëpak se 5 vite ndërmjet partnerëve të një çifti.

Sigurisht që këto janë vetëm mendime dhe studime në grupe tëvegjël njerëzish. Jetëgjatësia e një marrëdhënieje nuk varet nga mendimet apo studimet, varet nga dashuria që ekziston në çift.Ne mund të themi vetëm se është diçka e mirë që gjykime të tilla se nuk duhet të ketë çifte me diferenca moshore, nuk ka pse tëekzistojnë në shoqëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tifozët i djegin fanellat

Story i radhës

Pse Britania vendos në plan të parë paratë, përpara demokracisë

Të fundit nga

ShkoLartë