psikologia e big brother vip albania sqaron te verteten rizarta e dinte qe spo fliste me mua 67d6ddbe6d9db

Psikologia e Big Brother VIP Albania sqaron të vërtetën: Rizarta e dinte që s’po fliste me mua

March 16, 2025
1 minut lexim

Situata e Rizartës, e cila tregoi detaje për jetën dhe familjen e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka ngjallur shumë diskutime.

Ajo u shpreh se nuk e dinte që biseda e saj do të publikohej dhe mendonte se po fliste me psikologen e programit.

Pas transmetimit të klipit, Rizarta u ndje keq, veçanërisht sepse kishte folur për prindërit e saj.

Megjithatë, psikologia e Big Brother-it, e ftuar në Fun Club, sqaroi se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.

“Kur takohem me banorët, ata e dinë që po flasin me mua. Takimi zhvillohet në një nga ambientet e shtëpisë, ku jemi të monitoruar dhe të dëgjuar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet. Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”, – shpjegoi psikologia.

Kur Heidi e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar që po fliste me psikologen, ajo refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së saj.

“Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

moti me kushte te paqendrueshme atmosferike per javen ardhshme 67d6dc8c307b9
Story i mëparshëm

Moti me kushte të paqëndrueshme atmosferike për javën ardhshme

ministria e shendetesise pese pacient po dergohen ne bullgari nente ne turqi do dergohen edhe ne serbi dhe greqi 67d6e1eff38f4
Story i radhës

Ministria e Shëndetësisë: Pesë pacient po dërgohen në Bullgari, nëntë në Turqi, do dërgohen edhe në Serbi dhe Greqi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë