PSHDK-ja, pesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

November 3, 2024
1 minut lexim

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu bëri me dije kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Këtë të diel, qëndrova në Gjakovë, mes demokristianëve të PSHDK-së, në Kuvendin e tyre të XI zgjedhor.  I urova delegatët për punimet e Kuvendit; dhe ritheksova e rikujtova bashkëpunimin e ngushtë që subjektet tona kanë patur në tre dekada e gjysmë veprim.

Në vizionet e Presidentit Rugova e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Akademik Mark Krasniqit, gjejmë dhe udhërrëfimin tonë të ardhshëm; të një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PSHDK, në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pjesë e listës së LDK-së, duke i dhënë të djathtës sonë gjithë mbështetjen e nevojshme”, shkroi Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksporti i shegës, fermerët në Fier i shesin produktet në Hungari dhe Çeki

Story i radhës

Ndërron jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë, Shukrije Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë