PSG – Real, formacionet e mundshme

February 15, 2022
1 minut lexim

Të kthehemi pak pas, në momentin e shortit të 1/16 të Champions League. Ose më mirë, te shorti i dytë pas kaosit. Kushdo që thotë se nuk ka ndier emocione duke parë PSG-Real Madrid në këtë raund, me siguri gënjen.

Shumë do të donin ta shihnin këtë supersfidë në pjesën e fundit të kompeticionit, por shorti vendosi kështu. Parizienët dhe “Los Blancos”, simbol të një futbolli të përbërë nga yje dhe kampionë, do të përballen me njëri-tjetrin në “Parc des Princes” në fillim. Pas ndeshjes së mbrëmjes së sotme, kthimi në “Bernabeu”. Pas dy përballjeve do të shohim se kush do të hyjë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pochettino do të bindë tifozët parizienë se po, skuadra e tij ka shpirt, pas debatit të ditëve të fundit, gjatë ndeshjes kundër Rennes. Vijon dualizmi problematik mes Donnarumma dhe Navas, me këtë të fundit protagonist të shumë sfidave në këtë kompeticion.

Në mbrojtje Hakimi, Marquinhos, Kimpembe dhe Nuno Mendes do të përbëjnë linjën katërshe, ndërsa Danilo, Paredes dhe Verratti në mesfushë. Tridenti sulmues i paizienëve do të përbëhet nga Di Maria, Messi dhe Mbappé. Neymar nuk është ende gati, edhe pse ka nisur stërvitjen me grupin.

Ancelotti sfidon të kaluarën e tij duke llogaritur me siguri: Courtois në portë; Carvajal, Militao, Alaba dhe Marcelo në mbrojtje; ndërsa Modric, Casemiro dhe Kroos do të luajnë si gjithmonë, prej disa vitesh, në mesfushë. Asensio, i arrirë mendërisht dhe fizikisht, bashkë me Vinicius do të mbështesin Benzema. Francezi do të kthehet sonte në fushë, pas problemeve të ndryshme fizike.

Ja formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Danilo, Paredes, Verratti; Di Maria, Messi, Mbappé.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius Junior.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: Bilall Kasami me shfaqje të përditshme të paaftësisë për të drejtuar Tetovën tonë

Story i radhës

Lakuriq në dush/ Dedikimi i Fureirës për ndjekësit e Instagramit

Të fundit nga

ShkoLartë