PSG nuk zhgënjen

1 minut lexim

PSG u shpall kampione e Francës në sezonin 2021-2022 duke përmbush pritshmëritë dhe duke kontrolluar të gjithë sezonin.

Parizienët mbyllën kampionatin me 86-të pikë, 15 më shumë se vendi i dytë Marseille dhe u rikthyen te trofeu pas dy sezonesh.

Skuadra e Pochettino-s u nis si favorite, kjo edhe për vetë merkaton që klubi bëri në verën e vitit 2021 duke afruar emra me peshë si Donnarumma, Sergio Ramos apo Lionel Messi.

Sa i përket kampionatit francez, ky edicion solli edhe surpriza të “pakëndshme”, pasi dy skuadra me traditë dhe histori si St.Etienne dhe Bordeaux nuk ia dolën të qëndronin në elitë duke zbritur kështu në Ligue 2.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është nota për Granit Xhakën nga mediumi anglez 

Story i radhës

Kiara Tito xheloze? Ja reagimi i saj ndaj Luizit pas kërcimit sensual me modelen Kejvina Kthella

Të fundit nga