Kylian Mbappe në korrik del lojtar i lirë dhe klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Real Madrid, që bëri edhe një ofertë në janar për ta transferuar.
PSG nga ana tjetër po bën çmos që të rinovojë kontratën me të dhe në media deri më tani është raportuar për oferta mjaft të larta.
Gjithsesi Mbappe është i prirur për të provuar një sfidë tjetër dhe ëndrra e tij është Reali.
PSG gjithsesi nuk dorëzohet, pavarësisht dëshirës së lojtarit.
Sipas “L’Equipe”, lëvizja e radhës e PSG-së është dhënia e shiritit të kapitenit. Ata mendojnë se mund të jetë një argument në diskutimet për rinovimin e kontratës.
🔴 Pour la direction du PSG, donner le brassard de capitaine à Kylian Mbappé 🇫🇷 pourrait être un argument dans les discussions pour une prolongation.
(L’ÉQUIPE)
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) April 2, 2022