PSG ka gati ofertën marramendëse për kontratën e re të Mbappes, francezi bëhet lojtari më i paguar në botë

February 18, 2022
1 minut lexim

Paris Saint-Germain thuhet se po i bën një ofertë rekord botëror për kontratë të re yllin të tyre, Kylian Mbappes, vetëm për të qëndruar në Parc des Princes.

Sulmuesi francez ka qenë objektivi i interesimit nga Real Madrid, i cili bëri dy oferta për të verën e kaluar.

Megjithatë, edhe pse njëra oferta thuhej se peshonte plot 200 milionë dhe me vetëm një vit të mbetur në kontratë, pronarët e PSG-së i refuzuan ato.

Sipas mediumit The Independent, gjigantët e Ligue 1 janë gati ta bëjnë Mbappen lojtarin më të paguar në botë duke i ofruar atij një marrëveshje shumë më të madhe sesa 500 mijë funte (599 mijë euro) në javë.

Ky raporton sugjeron se shifra e ofruar është shumë më afër 1 milion funtesh, shifër që klubi i La Ligas dhe asnjë klub tjetër nuk do të kishte asnjë shans për t’i afruar.

Nuk është hera e parë që klubi ka tentuar të mbyllë marrëveshjen me numrin 7, me drejtorin sportiv Leonardo që zbuloi verën e kaluar se lojtari kishte refuzuar ofertën e tyre më të mirë ndonjëherë për ndonjë lojtar.

Përveç Real Madridit, Mbappe së fundmi është lidhur edhe me gjigantin anglez, Liverpoolin, pasi thuhet se lojtari qëndron në qendër të projektit të trajnerit Jurgen Klopp.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kështu u festua 14-vjetori i Pavarësisë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Story i radhës

Për ҫfarë e ka marrë malli, Enca shfaqet e zhveshur

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë