psg ka arketuar mbi 200 milione euro nga fitimi i trofeve ne sezonin e kaluar 698dedc459b73

PSG ka arkëtuar mbi 200 milionë euro nga fitimi i trofeve në sezonin e kaluar

February 12, 2026
1 minut lexim

Sezoni 2024/2025 do të mbetet i paharrueshëm në historinë e Paris Saint-Germain. Klubi francez dominoi në të gjitha frontet, duke fituar Ligue 1, Trophée des Champions, Kupën e Francës dhe Champions League.

Vetëm finalja e humbur në Botërorin e Klubeve ndaj Chelsea-t i mohoi parizienëve një “poker” të plotë trofesh.

Suksesi nuk u reflektua vetëm në fushë, por edhe në bilancet financiare.

Sipas një raporti të publikuar nga “Football Benchmark” mbi kampionët kombëtarë të sezonit të kaluar, PSG ka shënuar tregues ekonomikë shumë pozitivë.

Klubi e mbylli vitin financiar me një humbje neto prej 40 milionë eurosh, por arriti të ulë ndjeshëm kostot. Fatura e pagave u reduktua me 18%, duke zbritur nga 668 në 547 milionë euro, pjesërisht falë largimit të Kylian Mbappé. Aktualisht, pagat përbëjnë 65% të të ardhurave totale, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me 109% në sezonin 2021/2022 dhe 83% në 2023/2024.

Në aspektin e të ardhurave, PSG regjistroi një rekord historik prej 837 milionë eurosh.

Nga këto, 367 milionë erdhën nga aktivitetet komerciale, 293 milionë nga të drejtat televizive, përfshirë Ligue 1, marrëveshjen me CVC dhe kompeticionet ndërkombëtare, ndërsa 177 milionë euro u siguruan nga të ardhurat e stadiumit. Krahasuar me sezonin e kaluar, rritja është 4%, ndërsa diferenca me sezonin 2020/2021 (570 milionë euro) është thelbësore.

Që nga ardhja e “Qatar Sports Investments” në vitin 2011, xhiroja e klubit është rritur nëntëfish. Vendimtare për këtë bum financiar ishte ecuria në Evropë: triumfi në Champions League solli 154 milionë euro, ndërsa pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve gjeneroi edhe 38.4 milionë euro të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

leonora jakupi ne pritje te embel 698de736e7e27
Lajmi i mëparshëm

Leonora Jakupi në pritje të ëmbël?

policia belge bastis zyrat e komisionit evropian 698dee8cc5a14
Lajmi i radhës

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Të fundit nga

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Evropian të enjten për parregullsi të mundshme në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme. Reuters shkruan se hetimi po drejtohej nga Zyra e Prokurorit Publik

Leonora Jakupi në pritje të ëmbël?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë ndër figurat më të komentuar të sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku debutoi si opinioniste. Qasja e saj e drejtpërdrejtë dhe pa
ShkoLartë