PSG fiton me goleadë

PSG regjistroi fitoren e 16-të sezonale, pasi mundi në javën e 22-të Reims me rezultatin e pastër 4-0, pavarësisht numrit të lartë të mungesave që kishte për këtë përballje, si: Nejmar, Donnarumma e Wijnaldum.

Kryesuesit e Ligue 1 ishin dominues absolutë, megjithatë u desh që të prisnin fundin e pjesës së parë për të shënuar golin e parë të sfidës. Në të 44-tën, Verrat zhbllokoi shifrat, duke i dhënë qetësinë skuadrës para se t’i drejtohej dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte akoma dhe më agresive, me parizienët që dyfishuan me Sergio Ramosin.

Mbrojtësi spanjoll gjeti golin e parë me fanellën e skuadrës franceze, duke u takuar me golin pas një periudhe relativisht shumë të gjatë. Pesë minuta pas golit të realizuar nga Ramos, PSG shënoi dhe golin e tretë, këtë herë ndihmuar nga Faes, i cili e dërgoi topin në fundin e rrjetës së skuadrës së tij.

Për të vulosur rezultatin mendoi Danilo, i cili në të 75-tën shënoi dhe golin e katërt për PSG, që vijon të marshojë i sigurt dhe i shkëputur në vendin e parë. Skuadra e Pochettinos e sheh veten në vendin e parë e shkëputur me 53 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga Nice. Në anën tjetër, skuadra e Reims pozicionohet në vendin 14-të me 24 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë 7 truket që çdo vajzë duhet t’i dijë për puthjen

Story i radhës

Ковачевски: Благовремената реакција спречи пожарот во Битола да се прошири

Të fundit nga