psg enderron qe zidane te jete trajner i tyre 625ad1f08b0f1

PSG ëndërron që Zidane të jetë trajner i tyre

April 16, 2022
1 minut lexim

Paris Saint Germain ëndërron të ketë trajner të ekipit legjendën franceze, Zinedine Zidane.

Mauricio Pochetino ka kontratë me PSG deri në qershor të sezonit të ardhshëm dhe si duket nuk do të rinovojë me parisienët.

Paris Saint Germain u eliminuan në Ligën e Kampionëve gjithashtu edhe në Kupën e Francës, teksa janë lider në Ligue 1.

Për drejtuesit e ekipit francez nuk mjafton vetëm trofeu i ligës, andaj nuk duken të kënaqur me atë që trajneri Pochetino po bënë.

Sipas ‘LeParisien’, PSG ëndërron që Zinedine Zidane të jetë trajner i tyre.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se kush do të jetë në krye të parisienëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

i denuar me 6 vite burg per mashtrime me kredite ekstradohet 48 vjecari nga zvicra drejt shqiperise 625ad05a59e86
Story i mëparshëm

I dënuar me 6 vite burg për mashtrime me kreditë, ekstradohet 48-vjeçari nga Zvicra drejt Shqipërisë

ikja jashte vendit e qytetareve tane realitet apo propagande 625ad23236346
Story i radhës

Ikja jashtë vendit e qytetarëve tanë, realitet apo propagandë!

Të fundit nga

ShkoLartë