Arsene Wengerit pritet t’i ofrohet pozita e drejtorit sportiv te Paris Saint-Germaini.
Drejtori sportiv aktual te klubi parisien, Leonardo, pritet të largohet nga kjo pozitë pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas “Le Parisen”, krerët e klubit të PSG-së do të nisin së shpejti bisedimet me Wengerin.
72-vjeçari nuk është angazhuar te asnjë klub që nga viti 2018, kur u largua nga pozita e trajnerit te Arsenali.
Ish-trajneri i Monacos nga viti 2019 është i punësuar në FIFA, në pozitën e Drejtorit për Zhvillim në shtëpinë më të madhe të futbollit.