Monza është një nga klubet më aktive në këtë sesion të merkatos.
Pas transferimeve të Ranoçhia, Carboni, Cragno, Pessina, Sensi dhe Caprari, mes të tjerëve, synohet të përforcohet edhe sulmi.
Në këtë periudhë të fundit janë përmendur shumë emra në lidhje me sulmuesit, por ka një emër që e tërheq shumë klubin e Galliani-t dhe Berlusconi-t.
Bëhet fjalë për Mauro Icardi-n: argjentinasi tashmë është me një këmbë jashtë Paris Saint-Germain dhe nga Franca kanë ardhur lajme të reja në lidhje me të ardhmen e tij.
Ish-kapiteni i Inter-it, në fakt, mund të kthehet në kampionatin italian, ku në të kaluarën, përveçse me zikaltrit, ka luajtur edhe me Sampdoria-n.
Sipas L’Equipe, mes drejtuesve të Monza-s ka një optimizëm të madh në lidhje me kthimin e Maurito-s në Itali, edhe për shkak të ofertave të pakta që kanë mbërritur në Paris për argjentinasin.
Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Galtier dhe është nxjerrë zyrtarisht në merkato nga Paris Saint–Germain, që është i gatshëm edhe t’i paguajë pjesën më të madhe të rrogës që ta largojë.