Icardi vendos përfundimisht për t’u larguar nga PSG-ja, klubi francez ia cakton çmiminm.
Mauro Icardi raportohet se ka vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi argjentinas nuk po ia del assesi që të zë vend në formacionin bazë, pasi edhe po përballet me konkurrencë në fazën e sulmit.
29-vjeçari thuhet se po kërkon të transferohet te një skuadër ku mund të ketë minuta më shumë në këmbët e tij, pasi ai synon të paraqitet sa më mirë me Argjentinën në Botërorin e këtij viti.
Ish-sulmuesi i Interit me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Kampionët e Francës thuhet se janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij, nëse ndonjë klub ofron së paku 20 milionë euro.