PSG arrin marrëveshje personale me top sulmuesin portugez

August 3, 2023
1 minut lexim

Harry Kane ka qenë objektivi kryesor i PSG-së për repartin e sulmit, por anglezi nuk do të transferohet në Paris.

Sulmuesi anglez ka vendosur të luaj sezonin e ardhshëm te Bayern Munich dhe PSG ka ndryshuar objektiv për repartin ofensivë.

Kampioni në fuqi i Francës ka arritur marrëveshje personale me top sulmuesin portugez, Goncalo Ramos.

Lexo po ashtuBenfica është gati ta shesë Goncalo Ramosin për 40 milionë euro më lirë se klauzola e tij

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon duke zhvilluar 47 ndeshje zyrtare derisa ka realizuar 27 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.

Mediumi portugez A’Bola ka raportuar se Ramos tanimë ka një marrëveshje personale me parisienët për tu transferuar në ‘Parc de Princes’.

Sulmuesi tani po pret që dy skuadrat të arrijnë marrëveshje, me Benfican që është e gatshme të lejoj largimin e tij për 80 milionë euro, 40 më pak se klauzola e Ramos.

Interesim për Ramos ka shprehur edhe Chelsea dhe Newcastle United, por PSG tanimë ka marrëveshje me lojtarin dhe pritet ta ketë më të lehtë transferimin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj: Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re

Story i radhës

E kishin kthyer lokalin në ‘folezë’ të shitjes së drogës, një tjetër i arrestuar në Kurbin

Të fundit nga

ShkoLartë