Pse Zelensky mënjanon aleatët e ngushtë në administratën e tij?

1 minut lexim

Dy zyrtarë të lartë ukrainas janë pezulluar në pritje të hetimeve, por nuk janë shkarkuar zyrtarisht, ka thënë një ndihmës i lartë presidencial, prëcjell Bota sot.

Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Ivan Bakanov ishte shkarkuar nga posti i kreut të agjencisë së sigurisë së brendshme SBU dhe Iryna Venediktova ishte shkarkuar nga posti i prokurores së përgjithshme, duke përmendur dhjetëra raste të bashkëpunimit me Rusinë nga zyrtarë në agjencitë e tyre.

Doug Klain i Qendrës Eurasia të Këshillit Atlantik i tha Al Jazeera-s se shkeljet e sigurisë gjatë luftës janë arsyeja pse Zelenskyy kishte humbur besimin te shefi i tij i sigurisë që nga shkurti, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

“Vetëm sot [ish-kreu i SBU-së së Krimesë] i Ukrainës u arrestua me akuza për tradhti të lartë dhe dhënie të inteligjencës rusëve. Ai është një nga shumë zyrtarë të lartë në shërbimet e inteligjencës që janë akuzuar për bashkëpunim me pushtuesit, “tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse Edi Rama ishte dje pro dhe sot është kundër Gjykatës Speciale në Hagë?

Story i radhës

Berisha: Kosto e prodhimit të energjisë është 0.9 lekë, qeveria ua shet shqiptarëve me 95 lekë kW

Të fundit nga