Pse veshja e këpucëve pa çorape është rrezik për shëndetin

November 1, 2022
1 minut lexim

Hulumtuesit shkencorë tregojnë se ka pasur një shtim të rasteve me infeksione fungale tek të rinjtë për shkak të trendit veshjes së këpucëve pa çorape.

Podiatristja Ema Stefenson, tregon se po sheh gjithnjë e më shumë djem të rinj të moshës 18-25-vjeç me probleme që lidhen me trendin e veshjeve të këpucëve pa çorapë. Ky trend është shumë i përhapur tek të famshmit në tapetin e kuq.

Është një trend i përhapur në pasarela dhe në revistat e modës, ku shihen modelet dhe trajnerët të veshin këpucë të tipit “brogues” pa çorape. Tinie Tempah ka fituar çmim për stilin e tij dhe shpeshherë shihet në rreshtin e parë në Javën e Modës në Londër.

Sipas Ema Stefenson, këmbët tona nxjerrin mesatarisht një gotë me djers gjatë ditës. Lagështia dhe ngrohtësia e tepërt sjell në infeksione fungale krahasuar më këmbët e një atleti. Sipas Emës, pasojat janë shumë të pakëndshme.

”Një nga incidentet që kam parë tek një 19-vjeçar i cili punonte në një lavash makinash, kishte këmbë të djersitura dhe të rrudhosura”. Nëse përsëri dëshironi të vishni këpucë pa çorapë, më poshtë gjeni tre këshilla të dobishme nga Ema. Gjithçka në moderim. Përpiquni ta minimizoni kohën e mbajtjes së këpucëve pa çorape. Spërkatni antiperspirant në shputën e këmbëve para se të vishni këpucët.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkup / Gjobiten 186 shoferë

Story i radhës

Autostrada Kërçovë-Ohër/ Rexhepi: Janë tejkaluar mangësitë dhe punohet për realizimin e projektit

Të fundit nga

ShkoLartë