Studimet tregojnë se njerëzit që martohen, bëhen më pak të përfshirë dhe më pak të lidhur me miqtë dhe të afërmit. Ndërkohë, beqarët kanë më shumë gjasa të jenë në kontakt me prindërit dhe vëllezërit dhe motrat e tyre.
Po ashtu këta të fundit përfitojnë nga mbështetja emocionale e ofruar nga miqtë dhe familja,dhe marrin ndihmë praktike nga të tjerët. Ky fenomeni, i njohur ndonjëherë si “martesa lakmitare”, ndodh sepse të martuarit ia kushtojnë shumicën e kohës bashkëshortëve të tyre, ndërsa beqarët kanë një jetë sociale më të pasur dhe më të larmishme.
Këtë pretendim e mbështet edhe një gamë e gjerë studimesh. Edhe pse shumë prej tyre analizojnë vetëm një moment specifik në kohë. Kjo ka bërë që disa të pretendojnë se nuk është e qartë nëse të martuarit kanë më shumë gjasa t’i neglizhojnë miqtë dhe familjen e tyre,apo nëse ata që i neglizhojnë të afërmit teksa janë beqarë,dhe kanë më shumë gjasa të martohen.
Gjithsesi, një analizë e fundit e Anketës Kombëtare të Familjeve në SHBA, tregon më shumë për arsyen e mësipërme. Pjesëmarrësve në anketë ( 2737), iu kërkua gjatë 6 viteve të përshkruanin cilësinë e marrëdhënieve që kishin me miqtë dhe familjen e tyre, si dhe shpeshtësinë e takimeve.
Në fazën e parë të anketës, të gjithë pjesëmarrësit ishin beqarë dhe nën 50 vjeç. Në fund të anketës, dhe për të kontrolluar nëse ekzistojnë dallime për ata që janë në lidhje të reja, u bënë krahasime midis atyre që ishin ende beqarë, atyre që kishin hyrë në një lidhje gjatë 3 viteve tëfundit, dhe atyre që kishin hyrë në një lidhje 4-6 vjet më parë.
Rezultatet sugjerojnë pa asnjë mëdyshje, se ata që mbeten beqarë kaluan më shumë kohë me miqtë, sesa ata qëkishin një partner apo partnere në krah. Për më tepër, tërheqja nga miqtë, familja, bashkëkohësit dhe fqinjët ishte e njëjtë për ata që bashkëjetonin me partnerët e tyre, pavarësisht nga kohëzgjatja e marrëdhënies së tyre.
Kjo sugjeron se distanca sociale nuk është domosdoshmërisht një efekt i përkohshëm në fillim të marrëdhënies. Për këtë arsye, beqarët janë relativisht më të lumtur jo vetëm sepse individët e martuar i kushtojnë më pak kohë miqve dhe familjes së tyre, por edhe sepse beqarët janë më të vëmendshëm ndaj këtyre marrëdhënieve.
Po ashtu, beqarët kanë më shumë gjasa të përfshijnë vëllezërit e motrat e tyre në jetën e tyre,dhe të kultivojnë marrëdhënie që rrisin nivelet e tyre të përgjithshme të lumturisë. Për pasojë, beqarët kanë gjithashtu një grup më të larmishëm njerëzish të besuarish sesa të martuarit, edhe sepse ata kanë më shumë gjasa të përfshijnë jo të afërm në këtë grup njerëzish.
Duke e diversifikuar numrin e njerëzve që mund t’u besojnë, beqarët kanë rrjete më të forta sociale, dhe kanë më pak gjasa të përjetojnë izolim sesa homologët e tyre të martuar. Po ashtu, beqarët kanë më shumë gjasa të ndërtojnë një rrjet social për veten e tyre dhe të kontribuojnë në një komunitet, duke u bërë vullnetarë për organizatat qytetare dhe bamirësi. Disa vërejnë se kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë, pasi martesa dhe bashkëjetesa kërkojnë më pak kohë për burrat. Rrjedhimisht, beqarët – dhe sidomos femrat – kanë jo vetëm rrjete sociale më të larmishme, por raportojnë gjithashtu nivele të barabarta ose më të larta të përmbushjes dhe kënaqësisë në jetë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që janë tëmartuar.