Pse shputa e këmbës dhe pëllëmba e dorës nuk nxihen nga dielli?

July 16, 2023
1 minut lexim

Të marrësh një nxirje pa njolla, në të gjithë trupin, është qëllimi veror i miliona njerëzve. Shumë prej tyre dynden nëpër plazhe vetëm për këtë arsye.

Por, ka zona të trupit që janë të vështira për t’u arritur nga rrezet e diellit dhe ngelen gjithmonë pjesë të bardha. Në një farë mase, kjo është e pashmangshme. Dhe më poshtë do të shpjegojmë pse.

Pavarësisht se sa ngjyre merr lëkura juaj, shputat e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve tuaja mbeten ngjyrë qumështi.

Nuk ka asnjë mënyrë për të nxirë këto zona. Arsyeja është në fakt më shumë fizike se çdo gjë tjetër. Lëkura në këto vende është deri në tre herë më e trashë se kudo tjetër. Prandaj, është shumë më e vështirë që të ndodhin ndryshimet e dëshiruara kromatike.

Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm. Përveç kësaj, pëllëmbët, për shkak të pozicionit të tyre, zakonisht marrin shumë më pak rreze dielli se pjesët e tjera. Pra, për shumicën dërrmuese të njerëzve, është mision i pamundur të marrin ngjyrë në pëllëmbët e duarve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana në një javë/ 30 shoferë nën hetim, gjobiten rreth 1 mijë e 200 të tjerë

Story i radhës

Mustafa: Çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë