Pse shkoi deri në Pllovdiv për ta mbrojtur anglishten? LSDM dhe Mickoski thirrje Antikorrupsionit ta hetojnë Hristovskin

October 27, 2024
min lexim


Emërimi i paligjshëm i Bojan Hristovskit si drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare është skandal i rëndë që cenon sistemin e sigurisë, akuzon opozitarja LSDM, pasi paraprakisht denoncoi se Hristoski nuk i plotëson kushtet ligjore për pozitën e drejtorit të ASK-së, pasi nuk ka certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur një dokument të falsifikuar. Përdorimi i një dokumenti të falsifikuar është krim për të cilin ai duhet të mbajë përgjegjësi, thonë socialdemokratët.

“Pasi u konfirmua ajo që thoshte LSDM-ja, se Hristovski nuk i ka certifikatat e duhura për të qenë drejtor, u dëshmia se po i shkel ligjet rëndë. Institucionet që janë shtylla e sigurisë sonë po keqpërdoren në interes të agjendës politike të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Kjo nuk duhet të lejohet”, tha Metodija Ilievski.


Për shkak të këtyre shkeljeve, LSDM kërkon dorëheqjen e drejtorit të ASK-së Hristoski dhe po ashtu edhe përgjegjësi dhe dorëheqje edhe të kryeministrit Mickoski për të cilin thanë se po i partizon institucionet.
LSDM thirrje i bëri edhe Prokurorisë që të hapë hetim dhe reagim urgjent të Komisionit Antikorrupsion.

E kryeministri Mickoski thotë se do të kërkonte dorëheqjen e Hristoskit nëse pretendimet për certifikatë të rrejshme anglishteje konfirmohen nga institucionet kompetente, e jo opozitarja LSDM.


“Unë konfirmoj se të gjitha kushtet në përputhje me ligjin janë përmbushur. E vetmja që duhet të konstatojë nëse ato kushte janë përmbushur është, ja le ta hetojë Komisioni Antikorrupsion dhe e thërras ta hetojë, në korsi të shpejtë ta vendosë këtë rast, si prioritet dhe le ta hetojë”, tha Hristijan Mickoski.

Sipas CV-së së Hristovskit në publikuar në një nga universitetet ku ai është i angazhuar, shkruan se ka certifikatë TOEFL nga studioja e gjuhëve “Julia” në Pllovdiv të Bullgarisë, e sipas opozitares LSDM në këtë qytet as nuk ekziston qendër për TOEFL. I pyetur për këto gjatë një interviste në emisionin “360 gradë” Hristovski nuk e arsyetoi me përgjigje konkrete se pse në këtë qytet e ka marrë certifikatën e anglishtes, por vetëm tha se përzgjedhja e tij si drejtor është bërë me procedurë serioze dhe të kujdesshme. Siguroi se ai i përmbush të gjitha kushtet ligjore për pozitën ku është emëruar dhe se të gjitha akuzat e tjera janë për tema ditore politike, me të cilat nuk dëshiron të merret.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeqyteti, mungesë të tualeteve publike

Story i radhës

Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Lezhë: Babë e bir goditën 47-vjeçarin me kosore

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë