pse reali i beri gjashte zevendesime ne ndeshjen ndaj elches 69b623efd32ca

Pse Reali i bëri gjashtë zëvendësime në ndeshjen ndaj Elches?

March 15, 2026
1 minut lexim

Ndeshja mes Real Madridit dhe Elches, e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të të La Liga në “Bernabéu”, solli një situatë të pazakontë gjatë lojës.

Skuadra e Elches bëri 6 zëvendësime gjatë ndeshjes, në vend të kufirit të zakonshëm prej 5 ndryshimesh.

Kjo ndodhi pasi një nga lojtarët e saj pësoi tronditje në kokë në pjesën e parë pas një përplasjeje me Eduardo Camavingan, gjë që detyroi stafin teknik ta zëvendësonte për arsye mjekësore.

Sipas rregullave të reja të futbollit, një skuadër mund të bëjë një zëvendësim shtesë nëse një lojtar largohet nga loja për shkak të një tronditjeje.

Në të njëjtën kohë, edhe skuadra kundërshtare ka të drejtë për një zëvendësim shtesë për të ruajtur barazinë e mundësive.

Duke u bazuar në këtë rregull, trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa shfrytëzoi këtë klauzolë dhe bëri gjithashtu 6 zëvendësime gjatë ndeshjes, duke krijuar një skenë të rrallë në La Liga dhe në futboll në përgjithësi.

Duke shfrytëzuar këtë mundësi, Alvaro Arbeloa shfrytëzoi mundësinë që të fus në lojë katër lojtarë të akademisë – pesë nëse e llogarisim edhe Gonzalo Garcian, që u integrua në ekipin e parë këtë sezon.

Daniel Yanez (18-vjeçar), Diego Aguado (19-vjeçar), Manuel Angel (21-vjeçar) dhe Cesar Palacios (21-vjeçar) u inkuadruan nga Arbeloa në këtë përballje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

komenti i rende ndaj jueles greta perjashtohet nga gara dhe le menjehere shtepine 69b61d62d0234
Lajmi i mëparshëm

Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe lë menjëherë shtëpinë

Të fundit nga

Samadrexha fiton derbin

Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e mposhti Shqiponjën e Gjakovës në derbin e xhiros
ShkoLartë