Pse pluhuri fryn nga Saharaja në Europë? Si krijohet dhe a përbëjnë rrezik

May 15, 2024
min lexim

Ka vite që stuhitë e pluhurit që sjellin grimca të vogla nga Saharaja në Europë, janë bërë të zakonshme. Por si krijohen ato? Si lëvizin? Dhe si mund të mbrohesh prej tyre?

Nuk është më një ngjarje e rallë që stuhitë e pluhurit të mbërrijnë nga Saharaja në Europë dhe kjo gjë ndodh prej kohësh.

Këtë pranverë pluhuri i Saharasë mbërriti në Athinë, mbi njëmijë kilometra larg. Kjo shkaktoi një ngjarje natyrore mbresëlënëse, sepse u duk sikur Akropolis ndodhej përkohësisht në mars. Çdo gjë u mbulua me ngjyrë të kuqërremtë portokalli.

Si krijohet në Sahara një stuhi pluhuri?

Stuhitë e pluhuri krijohen kur Saharaja ka erëra të forta në kushte të thata. Shketëtira e Saharasë shtrihet në një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Rëra e shkretërirës përbëhet nga grimca të madhësive të ndryshme, shpjegon për Deutsche Wellen, Carlos Perez Garcia-Pando, ekspert për rërën dhe pluhurin në qendrën Supercomputing të Barcelonës.

Disa grimca janë të mëdha dhe të rënda, këto merren me vete nga era. Por nuk janë këto ato që mbërrijnë në Europë duke kaluar nëpër Detin Mesdhe.

Kur këto grimca të mëdha rëre bien në tokë, ato godasin grumbujt e rërës e cila shpërbëhet në pjesëza shumë të vogla pluhuri, shpjegon Garcia-Pando. Dhe pikërisht këto pjesëza të vogla përhapen në distanca të gjata, sepse janë shumë të vogla dhe të lehta.

Këto stuhi pluhuri krijohen kur kushtet e motit janë shumë të thata. Përndryshe grimcat e rërës njomen dhe rëndohen, kështu që nuk mund të fluturojnë në distanca të gjata. Stuhitë e rërës shfaqen më shumë në zonat që kanë pak bimësi, sepse bimësia do ta pengonte erën dhe pluhuri do qëndronte tek bimët.

Pse sjellin këto era pluhur në Europë?

Stuhitë e pluhurit shfaqen rregullisht në Shkretëtirën e Saharasë. Po që të bëjnë mijëra kilometra në drejtim të veriut duhet që kushtet e motit të jenë të tilla që të krijojnë erëra të forta. Vetëm atëherë stuhia përshkon distanca të gjata.

Në shumicën e rasteve pluhuri i Saharasë transportohet nga një zonë e presionit të ulët në Detin Mesdhe dhe prej andej në Europë. Këto sisteme janë shumë të forta dhe krijojnë erëra të forta që lëvizin në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, thotë Garcia-Pando. Tipike është që ato shfaqen në pranverë. Ndodh rrallë, por edhe kushte moti me presion të lartë mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.

Pjesëzat e pluhurit që përfundojnë në Europë, mund të qëndrojnë në ajër gjatë, sepse janë më të vogla se kokrrat e rërës, të cilat bien shpejt në tokë, shpjegon Stuart Evans, ekspert për çështjet e pluhurit në Universitetin e Bufalos në Nju Jork, në një E-mail për Deutsche Wellen. “Ajo që vjen në Europë është stuhi pluhuri, jo stuhi rëre,” shpjegon Evans.

A përbëjnë stuhitë e pluhurit rrezik?

“Gjithnjë ka ndodhur në histori, pluhuri është i moçëm sa Toka,” thotë Garcia-Pando. “Kjo nuk është gjë e re.”

Kur analizohen këto stuhi pluhuri kërkohet të kuptohet fenomeni dhe të mësohet çfarë rëndësie ka për shoqërinë dhe klimën, thotë Garcia-Pando. Pluhuri nuk është gjithnjë diçka e keqe: Ai shërben përshembull si një lloj ushqimi për pyjet dhe oqeanet, sepse përmban hekur dhe fosfor.

Sasia e pluhurit në Tokë është rritur në krahasim me periudhën e para industrializimit, thotë Garcia-Pando. Kjo ka kryesisht të bëjë me kultivimin e tokës nga njeriu, por edhe me ndryshimin e klimës.

Për ta bërë të qartë si funksionon kjo duhet imagjinuar një copë toke me kore. Kur shkel njeriu mbi të ose kur kalon një makinë, atëherë korja shpërbëhet në shumë pjesë të vogla dhe në pluhur. Dhe “të gjithë këto copëza të vogla merren lehtë nga era”.

Në lidhje me ndryshimin e klimës Garcia-Pando përmend si shembull burimet ujore, të cilat thahen prej thatësirës.

“Kur një liqen thahet, pjesët sedimentare të mbetura në fund të liqenit janë shumë të shpërbëshme dhe mund të merren shumë lehtë nga ajri,” thotë eksperti i pluhurit.

Aktualisht shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i klimës shkakton më shumë apo më pak erëra në Tokë. Po ashtu e vështirë është të parashikosh të ardhmen e stuhive të pluhurit.

“Kjo është një nga pasiguritë më të mëdha që ne kemi gjatë prognozave për të ardhmen e pluhurit,” thotë Garcia-Pando. “Ne duhet të kuptojmë si zhvillohen erërat në situata të ndryshme, jo vetëm erërat e zakonshme, por edhe erërat ekstreme.”

Si mund të ruhesh nga stuhia e pluhurit?

Kur stuhia e pluhurit mbërrin në Europë, thotë Garcia- Pando, duhen ndjekur të njëjtat këshilla që ndiqen kur ditët kanë ajër me cilësi shumë të keqe. Pluhuri përbën rrezik për rrugët e frymëmarrjes. Prandaj duhen mbajtur maskat dhe duhet hequr dorë nga aktivitetet sportive jashtë. Kjo vlen sidomos për njerëzit me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

CorrWatch: Procesi i rekrutimit për pozitën e drejtorit të AAC-së karakterizohet me shkelje, të rishqyrtohet ky proces

Story i radhës

Franca cilësohet nga shumëkush si Kombëtarja më e fortë në Euro 2024

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë