Pse organet e drejtësisë nuk i shohin parregullsitë? Reagojnë Lloga, BDI dhe Besa për futjen e Kamçevit në listën e zezë

July 20, 2023
min lexim

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se i vjen mirë që Jordan Kamçev u gjet në listën e zezë të SHBA-ve, por i vjen keq që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk po i shohin këto parregullsi.  Lloga tha se si anëtar i Këshillit Gjyqësorë do të kërkojë që të kontrollohen të gjitha lëshimet që janë bërë gjatë procedurës për të gjitha lëndët ku akuzohet Jordan “Orce” Kamçev.

 “Me z.Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa. Z. Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend. Më vjen mirë që ai u gjet në listën e zezë të SHBA-ve. Më vjen keq që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk e kanë parë dhe nuk vazhdojnë ta shohin atë me syrin të cilin e sheh edhe qytetari në vend”, tha Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim për TV21 thonë se vendimet e SHBA-së për sanksionime janë të mirëserardhua dhe se janë të interesuar për të përforcuar edhe më shumë partneritetin në lidhje sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“Rrjedhimisht janë të mirëseardhura vendimet që kanë të bëjnë me politikën sanksionuese të tyre. Çdo sukses i vendit tonë ka në themel mbështetjen amerikane, andaj jemi më se të interesuar për të përforcuar edhe më shumë partneritetin tonë në lidhje sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, mënyrës në të cilën punojnë bartësit e funksioneve publike dhe se qëndrimet e tilla janë shndërruar në vendime formale në BDI”, tha Arbër Ademi nga BDI.

Kjo është edhe një dëshmi tjetër se ky shtet është i kapur dhe se gjyqësori është në shërbim politikanëve.

 “Atë që Lëvizja BESA në vazhdimësi përsëriste se ky shtet është i kapur dhe se gjyqësori është në shërbim të politikanëve dhe klaneve biznesore të tyre, tani e dëshmon lista e zezë e DASH. Ne përshëndesim veprimin e DASH dhe inkurajojmë që të vazhdojë me zbulimin e krimit dhe korrupsionit në vend”, u shpreh Abdush Demiri nga Lëvizja Besa.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për individët dhe subjektet që minojnë ose kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit. Para disa ditëve DASH shpalli non grata edhe kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiq me Dodikun: Do të organizohet një takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe RS-së

Story i radhës

Suedi, fyerje ndaj Kuranit dhe flamurit irakian para ambasadës së Irakut në Stokholm

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë