Kiara Tito, së fundmi është shprehur se nuk ka komplekse me kilet e tepërta të shkaktuara nga shtatëzania.
Pasi moderatorja u bëri me dije fansave se kë emision do të drejtojë këtë sezon dhe u pa të fillontë me provat, ajo ka zhvilluar dhe një bisedë me ndjekësit me anë të një “ask me questions”.
Njëra nga pyetjet drejtuar ish-banores së BBV ishte “pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë p.sh.”
Mirëpo Kiara nuk e ka pritur aspak keq pyetjen dhe i është përgjigjur pa filtra ndjekësit duke i thënë se i pëlqëjnë kilet e shtatëzanisë dhe nuk i duken aspak problem.
“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰” u përgjigj Kiara.
Burimi: botasot.info