Flakron Bexheti nga krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët, vazhdon të ushtrojë funksionin shtetëror – sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale edhe pse bashkëmendimtarët e tij tashmë janë shkarkuar nga postet publike.
I pyetur në “10 minuta” në TV21 se pse nuk është shkarkuar ai, Bexheti tha se “ka mbrojtje ligjore”.
Megjithatë shtoi se për shkaqe morale ka kërkuar të dorëhiqet, por se nuk e ka lejuar lideri i ASh-së, Arben Taravari.
Burimi: tv21