Pse nuk është mirë të shkoni për muaj mjalti direkt pas dasmës?

min lexim

Nëse u keqkuptuat nga titulli, po jua themi që tani që argumentet nuk lidhen me ndonjë bestytni që do të donin ta dëgjonin supersticiozët. Në fakt, arsyet pse është mirë që muaji i mjaltit të bëhet disa muaj pasi të jeni martuar, janë shumë reale dhe objektive. Si fillim, kriza e ditëve që jetojmë, ndihet kudo. Edhe atëherë kur përpiqemi ta harrojmë dhe po planifikojmë muajin tonë të mjaltit.

Gjëja më e zgjuar që mund të bëni pas entuziasmit të dasmës është të prisni. Mos planifikoni menjëherë pushimet e muajit të mjaltit, të paktën disa muaj pas dasmës. 

1. Keni më shumë kohë për të kursyer para.

Dasma është ndoshta ceremonia më e shtrenjtë për të cilën ke investuar në jetën tënde. Shumë njerëz i shpenzojnë gjithë kursimet e jetës për atë ditë dhe një muaj mjalti vetëm sa do t’i rëndonte më shumë. Do të ishte më praktike dhe më e thjeshtë ta shtynit udhëtimin në çift për të paktën 6 muaj ose 1 vit. Kështu do t’i shijoni edhe më tepër ato ditë dhe jo të kufizuar me çfarë teproi nga dasma.

2. Do të keni mundësi të merrni më shumë ditë pushim nga puna

Meqë morët leje kur u martuat, një tjetër leje për muajin e mjaltit do të ishte paksa e tepërt. Shtyjeni sa më shumë udhëtimin që të mund t’i vendosni prioritetet tuaja në vijë dhe të pushoni lirisht. 

3. Do ta planifikoni pa stres

Muaji i mjaltit s’ka pse bëhet me nxitim. Jepini kohë vetes të shijoni dasmës dhe çastet pas saj para se të nisni një aventurë të re. Organizojeni udhëtimin në detaje dhe siç e keni ëndërruar.

4. Në përditshmërinë tuaj gjatë këtyre muajve,do të jeni duke pritur t’ju ndodhë diçka e bukur 

E keni parasysh atë energjinë e lezetshme që na rrethon sa herë jemi duke pritur për datën e udhëtimit të radhës? Kështu përditshmëria bëhet më pak e mërzitshme dhe ju jetoni me idenë që pas X ditësh jeni për muaj mjalti. Eshtë emocionuese.

5. Do të jeni edhe më të shlodhur

Lodhjen e dasmës dhe gjithë gjërave të tjera midis, kalojeni në shtëpi. Muajin e mjaltit duhet ta shijoni 100%. Një muaj mjalti i vonuar duhet të ndihet si një udhëtim i zakonshëm. Nëse e bëni menjëherë pas dasmës, emocionet dhe entuziazmi do të shuhen më shpejt bashkë me këtë kapitull. Lërini hapësirë kohore ngjarjeve për të patur emocione të reja kohë pas kohe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milani insiston për Renato Sanches

Story i radhës

Rusia i premton Bjellorusisë raketa me kapacitet bërthamor

Të fundit nga