Pse nuk erdhi Edon Zhegrova? Flet babai i tij

November 12, 2023
1 minut lexim

Babai i Edon Zhegrovës, Lulzimi ka treguar arsyen e mungesës së djalit të tij për tri ndeshjet e Kosovës në nëntor.

Lulzim Zhegrova në një përgjigje për gazetarin, Arlind Sadiku, ka deklaruar se dëshira e Edonit ishte që të vinte.

Megjithëse, babai i Zhegrovës tregon se Lille nuk e ka lejuar që të grumbullohet për ndeshjen me Izraelin.

“Lille e ka liruar Edonin për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Ai ka pasur shumë dëshirë të vijë, mirëpo Federata i ka thënë meqë nuk po të lirojnë për ndeshjen me Izraelin, kemi marr vendim mos të ftojmë për këto dy ndeshje.

Ky është realiteti”, ka deklaruar Lulzim Zhegrova.

Përndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet sot duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​150 emigrantë mbërrijnë në Lampedusa

Story i radhës

Maqedonia e Veriut aplikon sistemin “Amber Alert”, për gjetjen e fëmijëve të zhdukur

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë