Pse nuk duhet t’i thoni kurrë fëmijës “Pusho”

February 21, 2022
1 minut lexim

Shpesh në nerva e sipër, prindërit i drejtohen me urdhër fëmijëve të tyre të pushojnë së foluri. Ky, sipas pediatres Lira Gjika, është një gabim i madh që ndikon negativisht te fëmijët. Truri i fëmijës ndalon, sqaron pediatrja. Kjo është arsyeja shkruan Gjika në një postim në rrjetet sociale, përse fjala ‘pusho’, është e ndaluar në disa vende evropiane, në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore.

“Pusho, pusho, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e Evropës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë e pranishme në dialogun i rritur i parritur.

Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën.

Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, stopon së menduari. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arsyeja, që vendet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”, shkruan pediatrja Gjika.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Moti për sot dhe katër ditët e ardhshme

Story i radhës

​Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë