Disa gjëra mund të çojnë në shtim në peshë pas martesës. Sipas ekspertëve, martesa sjell një etapë të re dhe si rrjedhojë, njerëzit adaptojnë disa rregulla të reja.
Jetë e re – menu e re
Para dasmës, mund të keni pasur kujdes të veçantë për dietën tuaj në mënyrë që të dukeni perfekte me fustanin e nusërisë. Një jetë e re, sjell një menu të re. Tani ju përshtateni me njëri-tjetrin përsa i përket dietës dhe blini ushqime të ngjashme.
Prioritetet e reja
Nëse para se të martoheshit, ecja çdo ditë ishte prioritet, tani ndoshta është zhvendosur në disa vende më poshtë. Tani keni prioritete të reja që sjell jeta bashkëshortore dhe ruajtja e peshës nuk është saktësisht në krye të gjërave themelore.
Stresi për shkak të ndryshimit
Ju keni bërë një ndryshim të madh dhe pavarësisht se e dini se sa shumë ju do partneri, ndjeni ankth dhe frikë për këtë etapë të re. Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Për shumë njerëz, ushqimi është gjithashtu zgjidhja e vetme kur janë nën stres.
Por lajmi i mirë është se stresi do të kalojë herët a vonë. Ndërkohë, përpiquni t’u përmbaheni zakoneve tuaja të shëndetshme dhe të ushtroheni rregullisht.
Biologjia
Shkaku i shtimit të menjëhershëm të peshës menjëherë pas martesës mund të qëndrojë edhe te biologjia, më saktë te hormonet. Ndjenja e të qenit pjesë e një lidhjeje serioze sjell shumë ndryshime emocionale, të cilat ndikojnë në tru.
Përveç lidhjes së thellë me partnerin dhe relaksimit, fillon të çlirohet hormoni oksitocinë (hormoni i dashurisë), i cili mund të ndikojë në shtimin e peshës. Por mos u shqetësoni, kjo gjithashtu mund të rregullohet.
Filloni të kujdeseni për veten dhe ushtroni më shumë, lëvizni dhe përpiquni të ushqeheni shëndetshëm, gjë që do t’ju shpërblejë shpejt.