Pse ndodh ndonjëherë të mos i besojmë vetes sonë?

March 18, 2022
min lexim

Besimi nuk është diçka që na ndihmon vetëm për të forcuar marrëdhëniet me të tjerët, por edhe për tëforcuar marrëdhënien që kemi me veten tonë. Kur besojmë tek vetja, ndihemi më të sigurtë në vendimet që marrim dhe ky hap kaq i thjeshtë, na ndihmon edhe në reduktimin e ankthit. Mirëpo ka momente nëjetë, kur e humbasim besimin tek vetja dhe kjo gjë sigurisht që ndikon më vonë në shumë aspekte të jetës sonë. 

Por cilat janë shenjat që nuk po besojmë më tek vetja? Këto situata mund t’i kuptojmë për shumë arsye, pasi bëhemi tepër të pasigurtë për të marrë vendimet e duhura, marrim mendimin e të tjerëve për vendime tërëndësishme, dhe shpesh mendojmë negativisht për veten, duke e krahasuar veten me të tjerët. Arsyet se pse arrijmë në këtë gjëndje janë të ndryshme. Mund të kemi frikë se mos marrim një vendim të gabuar, mund të mos e kuptojmë veten tonë, ose mund të kemi pasur probleme në të shkuarën që na bëjnë tëndihemi të pasigurtë.

Si mund t’ia dalim mbanë në këto raste? 

1. Mëso të jesh vetvetja.

Nëse ke frikë nga gjykimet e të tjerëve, do ta kesh të vështirë t’u besosh atyre, apo vetes tënde. Për tëbesuar tek vetja, duhet të jesh i sinqertë me veten. Nëse ndihesh i pasigurtë në shoqërinë e të tjerëve, pranojë atëndjesi. Pranoje veten. Por asnjëherë mos u mundo të jesh si dikush tjetër. Ji vetvetja. 

2. Mëso të sillesh mirë me veten.

Ky është hapi kryesor i të dashurit të vetes, pasi që ta duash veten, duhet ta pranosh atë dhe të sillesh mirëme veten përballë kritikave të të tjerëve. Sillu mirë me veten, ashtu siç sillesh me të tjerët. Kjo gjëpadiskutim do ta rrisë vetëbesimin tënd. 

3. Mjaft dyshove tek vetja.

Dyshimet janë arsyeja kryesore, se pse distancohesh nga vetja. Sigurisht ndonjëherë janë të nevojshme, por shpesh zbehin dashurinë që kemi për veten. Nëse e ke marrë një vendim, atë mbaje deri në fund. Nëse nuk është i duhuri, prapë ke për të mësuar diçka prej tij. 

4. Kuptoje veten kur je në vështirësi.

Nëse je në vështirësi dhe të duket sikur nuk po ia del dot mbanë, kërko ndihmën e dikujt të besuar. Ama kurrsesi mos u ndje keq me veten, apo ta krahasosh veten me të tjerët. Çdokush kalon momente tëvështira, kjo nuk do tëthotë se duhet ta humbasësh vetëbesimin. Përkundrazi, nga vështirësitë do tëmësohesh që në të ardhmen t’i përballosh vetë ato.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamje/ Kështu luftëtarët ukrainas po masakrojnë trupat e Putinit me prita vdekjeprurëse

Story i radhës

Rrëfimi i Dallkut për shokët e mbetur në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë