Njerëzit në rrjetet sociale janë gjithmonë gati për drama.
Të jemi të sinqertë, showbizit shqiptar nuk i mungojnë dramat, por sa më shumë, aq më mirë për të apasionuarit pas njerëzve të famshëm.
Tani, në grep kanë rënë dy prej figurave më të komentuara viteve të fundit, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani. Kronologjitë mbi këto dy emra po i shmangim sepse do ishte e panevojshme dhe po kalojmë direkt në temë.
Moderatorja publikoi pak ditë më parë në Instagram disa foto ku shihej tek pozonte para pasqyrës. “Pasqyrë, moj pasqyrë”- shkroi ajo krah postit. Mes qindra komenteve kishte shumë që komentonin lidhur me Beatrix. Por, kjo s’është lajm fundja. Publiku shqiptar nuk ka qejf të heqë dorë nga e shkuara.
Lajmi është një postim i dyshimtë i Beatrix në Instastory. Ajo në fakt ka ripostuar një foto të publikuar nga një fanse. Fansja në fjalë e ka shoqëruar foton me këngën e saj “Më ndikon”, në tekstin e të cilës thuhet mes të tjerash “Pasqyrë, moj pasqyrë”.
Nuk mbaron me kaq. Fansja flet për karmën, duke shkruar: “Goja mund të gënjejë. Sytë jo. Njerëzit do harrojnë. Karma jo.”
Ndjekësit tanë na shkruajnë të bindur se kjo është një ironi e fshehtë, ndonëse ne nuk e përjashtojmë mundësinë të jetë një rastësi.