Pse ndiheni të trishtuar pas seksit edhe kur gjithçka në shtrat ka shkuar mirë

April 25, 2022
min lexim

Shumë njerëz, ndjejnë një lloj trishtimi pas aktit seksual edhe kur ky i fundit nuk lë asgjë për të dëshiruar. Ky lloj trishtimi shpesh i pashpjegueshëm i ngjan një ndjesie boshllëku, turpi apo pesimizmi, gjithmonë duke marrë parasysh llojin e lidhjes dhe partnerit që keni në krahë. 

Kultura jonë përgjithësisht i “mëson” djemtë të jenë fizikisht të përfshirë në seks, duke injoruar faktin që seksi është shumë emocional dhe shpirtëror. Ideja që një burrë nuk ndjen asgjë para, gjatë apo pas seksit është joreale, por gjerësisht e besueshme. 

Këtë gjendje, ekspertët e quajtur “post-coital dysphoria”- PCD dhe e përshkruajnë si ndjesi axhitimi, melankolie, ankthi ose mërzie pas përfshirjes seksuale edhe atëherë kur seksi ka qenë shumë i mirë. Kjo gjëndje mund të zgjasë nga 5 minuta deri në 2 orë. 

Një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit të 17-të, Baruch Spinoza e shpjegon duke e përmbledhur shkurtimisht kështu: “Sapo qejfi i kënaqësisë seksuale përfundon, gjithçka mbetet është trishtimi i madh”. 

Shumë studime kanë ekzaminuar tre fazat e para të ciklit të përgjigjes seksuale të njeriut (eksitimi, kontraktimet, orgazma), por faza e zgjidhjes shpesh është anashkaluar.

PCD është po aq e përhapur tek burrat sa është edhe tek gratë. Burrat pranojnë se pas seksit ndjejnë një lloj “urrejtje ndaj vetes” si dhe ndjesi turpi. Të tjerë pranojnë se shpesh qajnë apo përjetojnë episode depresioni që jo rrallë herë shkaktojnë shqetësim tek partnerja. 

Burrat që vuajnë nga PCD mendojnë se janë të vetmit që po e kalojnë, por në fakt s’është kështu. Kjo gjendje është e lidhur ngushtë me traumat e së shkuarës, disfunksionimin seksual, abuzimin, por nuk përjashtohet mundësia që dikush ta përjetojë edhe nëse nuk ka përjetuar asnjë nga të përmendurat më sipër. 

Ç’mund të bëhet për këtë?

Studimet kanë treguar se çiftet që përfshihen në biseda, përkëdheli apo përqafime pas seksit kanë kënaqësi më të madhe krahasuar me të tjerët dhe më pak shanse për të përjetuar PCD. Të jesh i hapur për emocionet dhe ndjesitë e tua pa fajësuar veten apo partneren është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ndryshoni mënyrën e komunikimit dhe mendimet e vjetra në lidhje me burrat dhe seksin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky më optimist se kurrë: Fitorja jonë është e pashmangshme

Story i radhës

Shitja e Milanit pritet të finalizohet të premten

Të fundit nga

ShkoLartë